Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“…Gruan e vrajta, edhe juve kam me ju vra”, gjykata: Nafija u qëllua në veturë, vëllai i saj pasi doli nga Pikapi – 1 muaj paraburgim Valon Ramushit

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 14:21
“…Gruan e vrajta, edhe juve kam me ju vra”, gjykata: Nafija u qëllua në veturë, vëllai i saj pasi doli nga Pikapi – 1 muaj paraburgim Valon Ramushit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Valon Ramushi, i cili dyshohet për kryerjen e dy veprave penale, “vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata informon se “më datë 09.10.2026 rreth orës 14:21 minuta, në fshatin Livoç i Ultë, i pandehuri V. R., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën N. B., vëllain e bashkëshortes së tij-tani të ndjerin E. B., ka lënduar rëndë të dëmtuarin M. B. dhe i ka rrezikuar jetën të dëmtuarit R. B., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje për motive akoma të panjohura, i pandehuri fillimisht së bashku me të ndjerën shkon në fshatin Pozheran, Komuna Viti tek familja e të ndjerës, mirëpo kthehen menjëherë në drejtim të Gjilanit, ndërsa të dëmtuarit  M. dhe R. B. me tani të ndjerin E. B. me veturën Pikap Opell Combo me targa 239-HM shkojnë pas tij me qëllim që të bisedojnë, në hyrje të fshatit Livoç i Ultë e tejkalojnë dhe ndalen ta presin, mirëpo i pandehuri me veturën Tiguan, ngjyrë e zezë me targa 06-767-HK vazhdon në drejtim të Gjilanit, gjatë së cilës kohe me armën e llojit Beretta, me nr. serik PX321722 përderisa ishte duke vozitur, shtie në distancë të afërt në drejtim të bashkëshortes së tij, tani të ndjerës N. e cila ishte e ulur përpara, në anën e djathtë të pasagjerit duke e privuar nga jeta”…

“… pastaj kthehet përsëri në një rrugë tjetër, në hyrje të fshatit Livoç dhe veturën e ndal pas veturës Pikap ku ishin të dëmtuarit dhe tani i ndjeri, të cilët dalin nga vetura, ndërsa i pandehuri me armën e llojit Bereta del nga vetura dhe ju thotë: “ unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra” dhe përnjëherë shtie në drejtim të tyre ku i dëmtuari R. arrin të ikën, ndërsa të dëmtuarin M. e plagosë, mirëpo i njëjti arrin të ikë në një oborr të një shtëpie, mirëpo tani i ndjeri E. B. nuk arrin të ikë dhe të njëjtin e privon nga jeta në vendin e ngjarjes pasi shtie disa herë në drejtim të tij, me pas veturën e tij të markës Tiguan ku ishte e ndjera N. B. e dërgon në oborrin e spitalit rajonal të Gjilanit, para emergjencës  dhe e lë aty, ndërsa vetë shkon dhe dorëzohet në polici”, njofton gjykata.

Më këto veprime i pandehuri, sipas gjykatës, ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, theksohet në njoftim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

gjykatavalongruan

Më shumë nga Lajme

  • 15:35Kufizimi 80 km/h, vozitje 197 km/h - Policia identifikon shkelësit në trafik
  • 15:25Deklarata për zhbërjen e Gjykatës Speciale rrejshëm i mvishet profesorit amerikan, Joseph: Kurrë s’kam thënë diçka të tillë
  • 15:16Vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan
  • 15:01Kosova në krah të Arabisë Saudite, Konjufca: Mbështetja jonë është e palëkundur
  • 14:36Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj