Blendi Mustafaj dhe Ermelinda Osmanaj, në nëntorin e vitit 2021, po udhëtonin me bashkëmoshatar, nga shkolla për në shtëpi me autobus.
Mirëpo, në fshatin Gllogjan të Deçanit, ata u përballën me një sulm të armatosur.
Dy nxënës të mitur, dhe shoferi i autobusit mbetën të vdekur.
Për ngjarjen tragjike të rreth pesë viteve më parë, Mustafaj dhe Osmanaj kërkuan sot drejtësi në gjykatë.
Të akuzuar për këtë vrasje të trefishtë, janë Halil Mehmetaj me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kreshnikun.
Të tre anëtarët e familjes Mehmetaj, dhanë sot fjalët e tyre përfundimtare, në gjykimin që ka prekur fundin.
I akuzuari kryesor, Kastriot Mehmetaj mohoi sërish përfshirjen.
Për avokaten e Mehmetajt, Kosovare Kelmendi, Prokuroria ka dështuar në këtë rast.
Lirimin e kërkoi edhe Kreshnik Mehmetaj, i cili gjithashtu mohoi se ka ndonjë lidhje me krimin.
