Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja e policit, reagon Begaj: Policia do të vazhdojë luftimin e krimit

GD
Gazeta Demos4 qershor 2026 në 10:32
Vrasja e policit, reagon Begaj: Policia do të vazhdojë luftimin e krimit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri, gjatë një operacioni për kapjen e një të dyshuari.

Begaj i ka shprehur ngushëllime familjes së efektivit Enea Mekolli, i cili mbeti i vdekur gjatë operacionit për arrestimin e Violand Braçellari, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë për afro 10 vite.

Në shkëmbimin e zjarrit mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri. I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta! I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur!”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Policia e Shtetit nuk do të zmbrapset nga kjo humbje dhe se do ta kthejë dhembjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë.

“Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik.”, ka shkruar Begaj.

Bajram Begaj

Më shumë nga Lajme

  • 13:53Ulutash takon ambasadorin britanik: Mjedis i sigurt për të gjithë në Kosovë
  • 13:45Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
  • 12:55''Ne para qeverisë, ai po notonte'', Musliu publikon një video të Kurtit në pishinën e Bajës së Malishevës
  • 12:50Lladrovci: Qeveria po na i merr mjetet, duan të m’i lënë fshatrat pa drita
  • 12:48Feride Rushiti: S’është diskutuar më emri im për Presidente, po e vazhdoj punën në QKRMT