Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës, kërkohet 25 vite burg për të miturin

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 19:36
Vrasja e Martin Canit pranë shkollës, kërkohet 25 vite burg për të miturin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me 25 vite burg për të miturin Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjas në një ngjarje të ndodhur në nëntor 2024 pranë shkollës “Fan Noli”.

Pretenca e prokurorisë përfshin veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave”. Megjithatë, prokurorja Alma Felaj i ka lënë në vlerësimin e gjykatës dënimin përfundimtar, duke bërë me dije se duhet të merret parasysh Kodi Penal për të Mitur, konkretisht Neni 97.

Ky nen përcakton se dënimi për të miturit në këto rrethana nuk mund të kalojë 12 vite burgim. Kjo nënkupton se nëse Gjykata merr parasysh dispozitat e posaçme për të miturit (14-vjeçari mbahet në institucionin e posaçëm në Kavajë), autori i dyshuar mund të dënohet me më pak se gjysma e kërkesës fillestare, pra me 12 vite. Sfondi i ngjarjes

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi vetëm disa metra larg ambienteve të shkollës. Konfrontimi mes adoleshentëve kishte nisur disa ditë para krimit. Konflikti vijoi sapo fëmijët lanë ambientin shkollor, duke kulmuar me vrasjen e Martin Canit. Edhe vetë autori i dyshuar, Përlleshaj, mbeti i plagosur nga përleshja.

Në seancën e ardhshme pritet të mbahen konkluzionet e mbrojtjes, si dhe do të paraqitet qëndrimi i palëve të dëmtuara./rtsh.al

Shkollavrasje

Më shumë nga Lajme

  • 16:29“Radio Policia”, Xhemaili akuzon pushtetin: Po sulmohen mediat ekzistuese për t’u hapur ato të kontrolluara nga zyra e Sveçlës
  • 16:28Zjarri në Tophane, shpërtheu në banjën e një banese
  • 16:27I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit
  • 16:23Hoti del në mbrojtje të Fidan Jupollit: Gjuha e linçimit e promovuar nga Kurti po drejtohet ndaj gazetarit
  • 16:07Në disa rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive