Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se në disa rajone të vendit janë duke u zhvilluar vranësira konvektive, që po krijojnë kushte për reshje shiu.
Sipas IHMK-së, këto vranësira mund të shoqërohen me shkarkesa elektrike, erëra të përkohshme të fuqishme dhe, në disa zona, edhe breshër.
“Temperatura momentale arrin rreth 32°C, ndërsa për shkak të nxehtësisë së grumbulluar gjatë ditës dhe paqëndrueshmërisë atmosferike, pritet që këto zhvillime të vazhdojnë edhe gjatë orëve të ardhshme.




