Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në një takim me ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, ku ka ngritur tri çështje me rëndësi për vendin.
Përmes një postimi, Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se gjatë takimit ka kërkuar monitorim të pavarur ndërkombëtar të shqyrtimit të provave në procedurën e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, me qëllim të garantimit të transparencës, paanshmërisë dhe respektimit të standardeve për një proces të drejtë gjyqësor, transmeton IndeksOnline.
Një tjetër temë e diskutimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Deputetja e PDK-së ka kërkuar angazhimin e Belgjikës në Komitetin e Ministrave, në mënyrë që kërkesa e Kosovës të vendoset në rend dite për vendimmarrje.




