Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë ndaj një shoferi në Prishtinë, i cili është kapur duke vozitur me shpejtësi shumë mbi kufirin e lejuar.
Sipas policisë, shoferi është evidentuar duke lëvizur me 180 kilometra në orë në një zonë urbane, ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.
“Shoferi është evidentuar duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 180 km/h në një zonë urbane, ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.




