Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Për 15 minuta kapen hajnat që vodhën një fabrikë në Dragash

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 12:27
Për 15 minuta kapen hajnat që vodhën një fabrikë në Dragash

Brenda 15 minutave, Policia ka arrestuar tre të dyshuar për vjedhje në një fabrikë në Dragash, e cila aktualisht nuk është në funksion.

Sipas njoftimit të policië, rreth orës 22:30 është arrestuar i dyshuari i parë brenda fabrikës, ndërsa rreth orës 22:45 janë arrestuar edhe dy persona të tjerë..

“Në vendin e ngjarjes, te të dyshuarit,  janë gjetur mjete të përdorura për  vjedhje si: dorëza, fleks, bateri, sharrë metalike, si dhe një automjet që i përkiste njërës nga të dyshuarit. Përveç hetuesve të Stacionit Policor të Dragashit edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni kanë dalë në vendin e ngjarjes për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit (meshkuj të moshës 38, 37 dhe 36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar automjetin e të dyshuarve dhe disa mjete pune të përdorura gjatë veprës penale.

“Policia është duke punuar  me përkushtim për mbledhjen e  dëshmive lidhur me rastin ne fjale si dhe lidhjen  e të dyshuarve me veprat tjera te njëjta”.

fabrikëdragashminuta

Më shumë nga Lajme

  • 17:03SPAK del me njoftim për Vlora Hysenin, merret një vendim
  • 16:42KRM “Pastrimi” paralajmëron konsumatorët për shlyerjen e borxheve
  • 16:39Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut
  • 16:36Rutte: Garda Kombëtare e Iowas po e mbështet dhe trajnon FSK-në
  • 16:34Miftaraj: Kushtetuesja si babadimër, gjyqtarët po e luajnë rolin e politikanit kushtetutshkelës