Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin.

Ai në kryerjen e këtij procesi elektoral, u shoqërua nga bashkëshortja e tij.

“Sapo votuam jo vetëm për ta kryer obligimin qytetar, por edhe për të dhënë drejtimin që ne besojmë e meriton Prishtina si qytet i yni. I ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë masivisht, sepse 4 vite janë shumë. Sot do të jetë një ditë feste për qytetarët e Kosovës dhe një proces zgjedhor shembullor”, tha Krasniqi.