Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Aksident fatal me motoçikletë në Gjonaj, vdes 22-vjeçari

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2026 në 18:14
Aksident fatal me motoçikletë në Gjonaj, vdes 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka humbur jetën të premten në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas informatave të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, kur viktima, duke drejtuar ATV-në, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rënë nga një lartësi.

Njësitë policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimit mjekësor është konstatuar vdekja e të riut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë dhe ekipet e Forenzikës Rajonale, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, është duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

motoçikletëgjonajaksident

Më shumë nga Lajme

  • 19:18Mësohet kush është punëtori i bankës që hyri në llogarinë e Përparim Ramës
  • 19:08Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
  • 18:32Sveçla: Asnjë procedurë e prokurimit nuk e ndal përkushtimin tonë për zhvillimin e Policisë
  • 18:28Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim
  • 17:55Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës