Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin.

Ai u pa nën shoqërimin e familjes së tij të përbërë nga gruaja dhe vajzat.

Çeku për media ai ka thënë se dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë feste, teksa i ftoi qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.