Kreu i VV-së, Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në gjithë vendin.
Ai në një prononcim për media i ftoi të gjithë qytetarët e komunave të Kosovës të dalin për të votuar, dhe ta zgjedhin përfaqësuesin e tyre.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona. Përveçse qytetarë të repubikës së Kosovës jemi edhe banorë të komunës, prandaj i ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën të bëhen hisetar në zgjidhjen e problemeve që kanë për t’i plotësuar nevojat që kanë. Gëzuar!”, tha Kurti.



