Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Votimi nga diaspora, rreth 29 mijë kërkesa për regjistrim deri më tani

GD
Gazeta Demos9 maj 2026 në 22:47
Votimi nga diaspora, rreth 29 mijë kërkesa për regjistrim deri më tani

Vazhdon edhe më tej aplikimi për regjistrimin e votuesve nga mërgata.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flasin se deri më tani janë pranuar rreth 29 mijë kërkesa për regjistrim, nga të cilat, mbi 15 mijë tashmë janë aprovuar.

Mbi 1 mijë e 600 kërkesa janë refuzuar, ndërsa rreth 12 mijë janë në proces të pritjes për shqyrtim.

Nga 15.227 aplikime të aprovuara, 3809 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 405 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ në Kosovë dhe mbi 11 mijë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim jashtë Kosovës.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 22 subjekte politike dhe tri koalicione janë regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa nëntë subjekte kanë hequr dorë nga garimi të vetme ose në koalicion.

Partia në pushtet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, do të garojë sërish në një koalicion me partitë Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.

Dhe, derisa pjesë e garës do të jetë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila pritet të garojë në një listë me ish-partinë e vet, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Partia Socialdemokrate (PSD) e përbërë kryesisht nga anëtarë të dikurshëm Vetëvendosjes, do të mungojë Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt dhe AKR e ish-presidentit Behgjet Pacolli.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve në Kosovë, pas atyre të shkurtit dhe dhjetorit 2025.

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje

Koalicionet: 1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT); (2). Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar) dhe 3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 21:14Lushaku-Sadriu: E thërrasim LVV-në ta konstituojmë sonte Kuvendin
  • 21:00​Murati-opozitës për seancën konstitutive: Çka kanë sot?
  • 20:50Sadiku: Qumështi Vita qenka pa vaj palme dhe pa pluhur, turp, askush s’guxoi ta mbrojë kompaninë!
  • 20:47Andin Hoti në stilin e VV-së e shkruan një postim plot akuza për partitë e tjera, Blerta Deliu i komenton: A je ti?
  • 20:43Si erdhi deri te aksidenti tragjik në Gjermani, ku vdiqën baba, djali dhe nipi