Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kërçeli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 23:59
Kërçeli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit paralajmëroi se do e mbështes gruan e tij për ta paditur Kërçelin.

Kjo pasi Kërçeli gjatë emisionit “Pressing” të T7, tha se disa prej familjarëve të deputetëve të LDK-së merren me tregtim me energjinë elektrike.

Ai tha se nuk parapëlqen të përmend emra, por theksoi më vonë emrin e Lumir Abdixhikut, duke shtuyar se nuk ka thënë që ka tregtuar energji, por ka kompani për tregtim me energjinë.

Sipas Kërçelit, deputetët e LDK-së po hedhin akuza në drejtim të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

I nderuar koleg, deputet Abdixhiku,

Në paraqitjen time në emisionin Pressing, kam potencuar se ka familjarë nga radhët e LDK-së të cilët kanë kompani për tregti të energjisë elektrike. Në asnjë moment nuk e kam përmendur emrin e gruas suaj. Siç e thashë edhe në emision, nuk parapëlqej të bëj politikë me emra të përveçëm.

Nuk thashë se ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtimin e energjisë.

E kuptoj lëndimin kur përmenden familjarët, por kur akuzat nga deputetë të caktuar të subjektit tuaj drejtohen pa të drejtë në drejtim të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, normalisht se duhet të bëjmë disa sqarime për qytetarët.

Tash nuk e di nëse arsyeja e atyre deputetëve për t’i bërë këto akuza është që të sulmoheni indirekt ju. Por këtë është mirë ta sqaroni në grupin tuaj parlamentar.

Më poshtë po e shkruaj edhe emrin e kompanisë, në mënyrë që qytetarët e interesuar ta verifikojnë nëse qëndron ajo që kam deklaruar. Po ashtu, po e postoj edhe një fotografi ku tregohet se kjo kompani e ofron si shërbim edhe tregtimin e energjisë.

AMPERA Group sh.p.k.

kompanikërçelithashë

Më shumë nga Lajme

  • 23:53“Kryeprokuror a je gjallë?” – Besian Mustafa del me reagim pas publikimit të audio-incizimit të Halil Thaçit
  • 23:36Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në
  • 23:20Kurti takohet me kryeministrin kanadez, Mark Carney
  • 23:15Ish-presidentja Osmani me mesazh për presidenten Shiroka-Pula
  • 23:14Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%