Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Votimi i nënkryetarit serb “do tejkalohet lehtë”, thotë Ramabaja

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 21:47
Votimi i nënkryetarit serb “do tejkalohet lehtë”, thotë Ramabaja

Analisti politik Sadri Ramabaja ka folur lidhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke e cilësuar situatën si një rast që kërkon prioritetin e interesit kombëtar mbi procedurat formale.

Ramabaja ka theksuar se vota plebishitare krijon një obligim për VV-në, që kriterin funksional të republikës dhe interesin e shtetit t’ia imponojë procesit të zgjedhjes së nënkryetarit.

“Vota plebishitare, e obligon VV-në, që interesin kombëtar të ia imponoj në këtë rast kriterin funksional të republikës…

Mua intereson interesi nacional dhe jo të bie një parlament i tërë në kurthet e neneve dhe paragrafe të juristëve të dobët, që e kanë hartuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Dhe këto u dashtë me i trajtu në komisione statutare e kushtetuese. E jo të bëhen objekt i debateve televizive. Republika duhet të funksionalizohet dhe pastaj mund t’i kthehen proceseve që i takojnë prokurorisë e gjykatave. Nëse Lista Serbë nëse vazhdon me këtë frymë antiligjore dhe antikushtetuese duhet të shpallet jashtëligjshme. Kjo çështje do tejkalohet jashtëzakonisht lehtë…”, ka thënë Ramabaja.

Sadri Ramabaja

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër