Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sveçla në Tokio: Kosova shembull në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 16:00
Sveçla në Tokio: Kosova shembull në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitës zyrtare në Japoni dhe në cilësinë e anëtarit të Bordit, ka marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF), të mbajtur në Tokio.

Gjatë këtij takimi, bëhet e ditur se Sveçla diskutoi mbi sfidat aktuale dhe angazhimet e përbashkëta në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit

Në fjalën e tij, ministri prezantoi progresin dhe rezultatet konkrete të Republikës së Kosovës në këtë fushë, duke veçuar kapacitetet e dëshmuara të institucioneve të sigurisë, zhvillimin e arkitekturës institucionale sipas modelit evropian, si dhe forcimin e mekanizmave parandalues.

“Republika e Kosovës përbën shembull për rajonin dhe më gjerë për punën e bërë në proceset e kthimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të qytetarëve të kthyer nga zonat e konfliktit. Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimi i terrorizmit janë investim i drejtpërdrejtë në sigurinë dhe të ardhmen e shoqërisë sonë”, theksoi Sveçla.

Sveçla gjithashtu vlerësoi lart partneritetin dhe mbështetjen e GCERF për Republikën e Kosovës, si dhe rolin e këtij mekanizmi si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe ndarjen e praktikave të mira.

Po ashtu, ai riafirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar kontributin e vendit në përpjekjet rajonale dhe ndërkombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ndërtimin e komuniteteve më të sigurta e më të qëndrueshme.

sveçlaekstremizmitdhunshëm

Të ngjashme

Sveçla pas arrestimit të katër të dyshuarve: Të hetohen të gjithë ata që kontribuuan në vrasjen e Arlinda Zekajt

Sveçla pas arrestimit të katër të dyshuarve: Të hetohen të gjithë ata që kontribuuan në vrasjen e Arlinda Zekajt

17:14
Operacion kundër drogës në Mitrovicë, Sveçla publikon pamjet e aksionit

Operacion kundër drogës në Mitrovicë, Sveçla publikon pamjet e aksionit

10:35

Më shumë nga Lajme

  • 16:14Dogana zbulon 4 mijë copë stoli argjendi në një dërgesë postare në Aeroportin e Prishtinës
  • 16:04"O pishpirik" - Pamje nga koridori, si ndodhi përleshja fizike në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, përfshihet shoferi i Faton Pecit
  • 16:03Përparim Rama: Dhuna ndaj grave është përgjegjësi e gjithë shoqërisë
  • 16:02A pati sot zbritje të çmimit të naftës?
  • 15:56Sa persona kërkuan azil në Kosovë gjatë këtij viti?