Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 28 dhjetor mori një kthesë të rëndë, duke rënë në 13.57 për qind. Sipas për qindjes, bilanci i bie të jetë minus pesë vende në Kuvendin e Kosovës, nëse krahasohen dy palë zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë vit
Ardhja e Abdixhikut në krye të partisë në vitin 2021 nënkuptohej edhe një ekip të ri njerëzish më të besueshëm të tij në strukturat drejtuese të partisë – megjithatë kjo nuk u përkthye sic pritej.
Rënia e numrit të votuesve të LDK-së më 2021, rikthimi i një numri të tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rënia e sërishme në zgjedhjet 28 dhjetorit, treguan se mjaft disa prej këtyre votuesve zgjodhën të votojnë parti tjera – ose edhe abstenuan.
Në mbrëmjen e 28 dhjetorit, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ-ja, lideri i LDK-së pranoi mbi vete përgjegjësinë për rezultatin e ulët të partisë së tij në këto zgjedhje. Abdixhiku, paralajmëroi dhënien e dorëheqjes nga posti i kryetarit të partisë. Disa javë më vonë, u mabjt një mbledhjeje e Kryesisë së partisë në Prishtinë, ku u mor vendim që më 31 janar në ora 12:00 të mblidhet Kuvendi i partisë për të zgjedhur të liderin e ri.
