Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vota e LDK për Osmanin presidente, Haziri: Dhimbja ka qenë e madhe, tash do të jetë ndryshe

GD
Gazeta Demos15 janar 2026 në 23:26
Vota e LDK për Osmanin presidente, Haziri: Dhimbja ka qenë e madhe, tash do të jetë ndryshe

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke theksuar se qëndrimi aktual i LDK-së është që posti i presidentit të mbulohet nga një emër i pranueshëm për të gjitha partitë politike.

Haziri theksoi se, ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore historike në zgjedhje dhe ka siguruar shumicën për formimin e institucioneve të reja, çështja e presidentit mbetet ende e hapur dhe kërkon konsensus politik.

Ai rikujtoi se herën e kaluar deputetët e LDK-së e kishin votuar për presidente, Vjosa Osmanin për hir të stabilitetit politik. Sipas tij, këtë herë situata është ndryshe dhe vendimi nuk do të merret në të njëjtën mënyrë.

“Për momentin qëndrimi i jonë është se duhet një emër i pranueshëm për të gjithë. Që ushtron detyrën e presidentit/tes. Ky është qëndrimi zyrtar që e kemi… realisht deputetët e LDK-në herën e kaluarën e kanë dhënë votën për stabilitet politik dhe pa inati. Dhimbja ka qenë e madhe por e kanë dhënë. Kësaj herë do ta vlerësojnë krejt ndryshe votën për president”, ka thënë Haziri.

LDKLutfi Haziri

Më shumë nga Lajme

  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 22:33“Burri goditi gruan me thikë”, detaje nga konflikti mes çiftit në Shkozet të Durrësit
  • 22:32“Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë” – PDK ‘barrikadon’ nesër parlamentin
  • 22:15Thirrja për pushkatimin e Haradinajt, Ramadani: Përgjegjësinë duhet dhe do ta japin Haxhiu e Dehari
  • 21:56“Albin Kurti është baba i BUDALLËVE” – Bekë Berisha nuk kursehet