Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

GD
Gazeta Demos5 qershor 2026 në 12:54
Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se ndër temat që do të diskutohet në samitin e sotëm BE-Ballkani Perëndimor është edhe zgjerimi.

“Zgjerimi bazohet në meritë, por të qenit i bazuar në meritë nuk do të thotë të jetë i ngadalshëm. Ne duhet ta bëjmë procesin e zgjerimit më të shpejtë dhe më të besueshëm”, tha ajo për gazetarët në Tivat ku po mbahet ky samit.

Me fjalë të tjera, tha von der Leyen, nëse një vend kandidat i zbaton reformat, ai duhet të ecë përpara në hapjen dhe mbylljen e kapitujve në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian.

“Dhe procesi i zgjerimit duhet të jetë më i dukshëm. Vendet kandidate duhet t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre përfitimet e zgjerimit, por edhe nga ana jonë, shtetet anëtare duhet t’u shpjegojnë qytetarëve tanë përfitimet e zgjerimit. Dhe ky është komponenti strategjik. Zgjerimi do të thotë më shumë siguri, më shumë prosperitet dhe një rol më të madh të Europës në botë. Ekziston momentumi. Tani duhet ta shndërrojmë këtë momentum në lëvizje dhe këtë lëvizje në anëtarësim”, tha ajo.

Von der Leyen lavdëroi Malin e Zi dhe Shqipërinë në këtë drejtim, duke thënë se të dyja vendet po ecin shumë mirë dhe po i afrohen vijës së finisht.

“Prandaj, siç thashë, ky është një proces i bazuar në meritë dhe, nëse ato i përmbushin meritat dhe kriteret e kërkuara, meritojnë të ecin përpara dhe në fund të bëhen anëtare të Bashkimit Europian”.

Ursula von der Leyen

Më shumë nga Lajme

  • 21:41Mushkolaj kritikon Qeverinë: Deri tani Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri
  • 21:39“Kemi 650 mjekë të papunë”, Meha për deklaratat për “kthimin e trurit”: Propagandë e pastër
  • 21:32Kusari-Lila vizitoi lokacionet e planifikuara për parqe industriale në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan
  • 21:30Dënimet e KPM-së, për AGK-në të larta dhe tendencioze
  • 21:28Rama del me një sqarim për banorët e "Ulpianës"