Kandidiatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Arta Vokshi Nallbani sot vizitoi Elegant Metal SH.P.K, transmeton Demos.
Vokshi-Nallbani deklaroi se mbështetje të duhur dhe politika lehtësuese komunale, puna vendore mund të lulëzojë edhe më shumë.
“Në vazhdën e takimeve tona, sot bashkë me kandidatin për Asamble, Z. Nasret Hajrizi vizituam edhe një metalpunues të zellshëm të komunës sonë. Vizituam Elegant Metal SH.P.K, një shembull i vërtetë i punës, përkushtimit dhe kreativitetit që e karakterizon mjeshtërinë tonë vendore. Me mbështetje të duhur dhe politika lehtësuese komunale, puna vendore mund të lulëzojë edhe më shumë. 💪✨”, shkroi Vokshi-Nallbani.
