Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vlora Çitaku falënderon Edi Ramën: Në vazhdimësi i ka mbështetur krerët e UÇK-së në Hagë

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 21:44
Vlora Çitaku falënderon Edi Ramën: Në vazhdimësi i ka mbështetur krerët e UÇK-së në Hagë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së ka thënë se për mbrojtje e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka bërë atë që është dashur ta bëjë kryeministri i Kosovës.

Ajo tha se mbrojtja e tyre është detyrim i çdo shqiptari.

“Kryeministri Edi Rama nga Shqipëria e ka marrë mbi vete edhe këtë barrë edhe ka bërë… Atë që do të duhej ta bënte edhe kryeministri i Kosovës… se unë po besoj që ka qenë obligim dhe detyrim i çdo shqiptari që ka një trohë pushtet, një trohë fuqi, një trohë platformë që të angazhohet në mbështetje të luftës sonë të drejtë”, deklaroi Çitaku në Klan.

Ajo tha se në mbrojtje të liderëve të UÇK-së ka shkuar vullnetarisht edhe Wesley Clark, ish-komandant i NATO-s.

“Imagjino, në mbrojtje të liderëve tanë ka shkuar komandanti i NATO-s. nuk e ka detyruar askush Wesley Clarkun të shkojë e të dëshmojë në Hagë, sepse nuk mundesh me detyru atë,. Ai ka shkuar në mënyrë vullnetare me ditë të tëra, një Gjeneral i dekoruar me yje i ShBA-së, i ushtrisë më të fuqishme të NATO-s, ka shkuar dhe dëshmuar vullnetarisht me ditë të tëra në Gjykatën e Hagës, e në ndërkohë, kryeministri i Kosovës, e as më pak ministrja e Drejtësisë, nuk e kanë thënë asnjë fjalë”, u shpreh Çitaku.

Duke iu referuar kryeministrit Kurti dhe ministres së Drejtësisë, ajo tha se “fatkeqësisht, në disa raste madje kanë dhënë edhe deklarata që kanë qenë identike me atë të Prokurorisë”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:02Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë
  • 22:38Aktgjykimi për katërshen e UÇK-së do të zgjasë dy orë
  • 22:22Rama drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së, takime dhe me komunitetin shqiptar në Amerikë
  • 22:16Tahiri nga Haga: Qeveria Kurti kufizoi shpenzimet, shumë kërkesa të mbrojtjes nuk i mbështeti
  • 22:08Numërimi mbrapsht nis edhe në Hagë, edhe pak orë deri te verdikti për krerët e UÇK’së