Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vjosa Osmani VS Albin Kurti-Kajtazi: Gara në zgjedhjet e ardhshme do jetë mes këtyre dyve

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 21:25
Vjosa Osmani VS Albin Kurti-Kajtazi: Gara në zgjedhjet e ardhshme do jetë mes këtyre dyve

Opinionisti Vehbi Kajtazi në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se gara për zgjedhjet e ardhshme do të jetë mes ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Kajtazit, Vjosa Osmani pritet të udhëheqë listën e LDK-së për presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër.

Ai ka shtuar se gara do të shndërrohet në një konkurrencë mes dy figurave kryesore: Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Kajtazi gjithashtu komentoi se nuk ka asnjë mundësi për zgjedhje të presidentit për shkak të mungesës së vullnetit të Kurtit.

“Po shkojmë në zgjedhje, në një garë mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti. Nuk ka garë tjetër, Lumir Abdixhiku ia ka hap derën. Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, për presidente, Abdixhiku kandidat për kryeministër… dhe gara shndërrohet mes dy njerëzve, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”, tha Kajtazi.

“Në zgjedhje po shkojmë sepse nuk ka asnjë shans për zgjedhje të presidentit, nuk ka vullnet. Zoti Kurti don me imponu presidentin e vet Glauk Konjufcën, unë e them se nuk kam asnjë behane për të por veç mos të kish qenë i nënshtruar i Albin Kurtit, të kish qenë vërtetë i pavarur”, përfundoi ai.

Vehbi Kajtazi

Më shumë nga Lajme

  • 08:07Milo rrëfen prapaskenat: Si e bindën Thaçin të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë
  • 08:06Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare
  • 07:3528 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
  • 07:31KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:28Vranësira e diell, parashikimi i motit: Edhe reshje të dobëta shiu