Ish-presidentja Vjosa Osmani u kthye sot në ulësen e deputetes së Kuvendit të Kosovës në Grupin Parlamentar të LDK-së pas gati gjashtë viteve.

Ajo ishte zgjedhur kryeparlamentare në shkurt të 2020-ës, por pak muaj më vonë ishte bërë ushtruese e detyrës së presidentes.

Pasi kandidoi më pas me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme u zgjodh presidente me një mandat të plotë deri në prill të 2026-ës.