Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vjosa Osmani: “Kosova nuk mund ta humbasë të ardhmen nga përçarja politike”

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 18:49
Vjosa Osmani: “Kosova nuk mund ta humbasë të ardhmen nga përçarja politike”

Në nisjen zyrtare të fushatës së saj presidenciale nën siglën e LDK-së, Vjosa Osmani mbajti një fjalim që shënoi një rikthim të fuqishëm të narrativës rugoviane në qendër të debatit politik në Kosovë.

Me tone presidenciale dhe me një retorikë të ndërtuar mbi shtetin, aleancat dhe unitetin kombëtar, Osmani paralajmëroi se vendi po hyn në një moment vendimtar historik.

“Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjasave nuk mund ta humbasë të ardhmen nga përçarja politike”, deklaroi ajo.

Në fjalimin e saj, Osmani kritikoi ashpër politikën që prodhon konflikte të përhershme dhe “armiq imagjinarë”, ndërsa prezantoi vizionin e saj për një Kosovë që fokusohet te zhvillimi ekonomik, arsimi dhe integrimi ndërkombëtar.

“Nuk ka asgjë heroike në izolim. Nuk ka asgjë patriotike në prishjen e miqësive”, tha ajo.

Kandidatja e LDK-së e vendosi theksin edhe te nevoja për rikthimin e besimit qytetar te shteti dhe institucionet, duke thënë se Kosova duhet të dalë nga “politika e lodhjes kolektive”.

Në një pjesë të fjalimit që u interpretua si kritikë direkte ndaj qeverisjes aktuale, Osmani tha se qytetarët do të zgjedhin më 7 qershor “mes kaosit dhe maturisë, mes konfliktit dhe ndërtimit”.

Ajo u ndal veçanërisht te largimi i të rinjve nga vendi, duke e cilësuar emigrimin masiv si një alarm kombëtar.

“Kur rinia e sheh aeroportin si shpëtim, shteti duhet të reflektojë”, deklaroi ajo.

Përkrahësit e saj e pritën me duartrokitje të gjata pjesën ku Osmani tha se “Kosova nuk ndërtohet me ndarje rajonale”, por si një republikë e përbashkët dhe sovrane.

Në fund, ajo i bëri thirrje elektoratit të bashkohet rreth një projekti politik që “e rikthen Kosovën në rrugën e saj natyrshme: perëndimore, demokratike dhe të respektuar”.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike