Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryetarit të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë vendim si një akt të vetëdijes së lartë politike dhe përgjegjësie institucionale.
“Ramush Haradinajt i shpreh respekt për bashkëpunimin institucional dhe për vendimet që kemi marrë së bashku në shërbim të shtetit, në kohë jo të lehta për Kosovën,” ka theksuar Hoxhaj.
Ai ka vlerësuar rolin e Haradinajt në proceset kyçe të shtetndërtimit, duke shtuar se “kontributi i tij dhe i familjes së tij në luftën çlirimtare dhe në konsolidimin e shtetësisë sonë është pjesë e pandashme e rrugëtimit të Republikës.”
