Bedri Hamza i PDK-së ka reaguar pas fitores së Faton Pecit në komunën e Mitrovicës. Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar ndaj kandidatit të PDK-së, Arian Tahirit, shkruan Reporteri.net.
Tutje ai thotë se PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.
Ai gjithashtu ka uruar edhe Pecin për fitoren duke i dëshiruar suksese në shërbim në Mitrovicës.
Reagimi:
Qytetarë të dashur, Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin aktivist të PDK-së që kontribuoi në këtë fushatë të bukur dhe të respektueshme.
