Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vjedhja e votave, reagon Abdixhiku: Burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë, komisionerët manipulues kanë emra

GD
Gazeta Demos18 janar 2026 në 19:12
Vjedhja e votave, reagon Abdixhiku: Burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë, komisionerët manipulues kanë emra

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet, shkruan DEMOS.

Abdixhiku deklaroi se komisionerët manipulues kanë emra.

“Parisit, dhe jo vetëm atij, por dhe politikanëve tjerë të rinj, ua tjetërsuan votën. Jo sepse gabuan, por sepse janë të rinj, të pastër dhe nuk u përshtaten atyre që e kanë kthyer politikën në strehë interesi. Kur goditet një i ri në politikë, nuk goditet vetëm një emër; goditet ideja e një gjenerate që beson te e ardhmja.

Mbi të gjitha, goditet reforma!

Kjo që po ndodh në disa qytete, nuk është rastësi. Është rezistencë e atyre që e kanë gërryer shtëpinë tonë nga brenda dhe sot duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë dot. Sulmi ndaj emrave të rinj e të pastër është sulm ndaj punës tonë pesë vjeçare dhe ndaj vullnetit të mbështetësve që është shprehur qartë me votë të lirë.

Prandaj, pasoja do të ketë.

Për to, na prisni pas Kuvendit. Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë.

Ndërkohë, institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë dhe pa përjashtim. Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim.

Dhe për të hequr çdo dyshim, KQZ duhet të sigurojë rinumërim të plotë të çdo kutie në çdo qytet. Le të inkurajohen ata që kanë vlerësuar mirë, të zbulohen ata që kanë vjedhë. Vota nuk tjetërsohet. Vota mbrohet.

Jam i vetëdijshëm se LDK, krahasuar me të tjerët, ka më së paku shpërputhje dhe parregullsi. Por pikërisht sepse jemi kështu, kemi përgjegjësi të dyfishtë.”, shkroi Abdixhiku.

LDK

Të ngjashme

LDK në Ferizaj kundër vendimit për rritjen e tarifës mujore të mbeturinave për amvisëritë nga 6.50 në 9.90 euro

LDK në Ferizaj kundër vendimit për rritjen e tarifës mujore të mbeturinave për amvisëritë nga 6.50 në 9.90 euro

15:12
​Haziri: Nëse ka gatishmëri të VV-së, LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore

​Haziri: Nëse ka gatishmëri të VV-së, LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore

17:08

Më shumë nga Lajme

  • 11:56Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar
  • 11:50Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në kërkim të Policisë
  • 11:49Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
  • 11:39Rekord lëvizjesh në jug të Shqipërisë, mbi 300 mijë udhëtarë kaluan pikat kufitare në korrik
  • 11:19727 forca operacionale në terren për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në Shqipëri