Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani kanë nisur ciklin e falënderimeve për qytetarët dhe strukturat e partisë, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në kudër të kësaj, Abdixhiku dhe Osmani ka qëndruar në Istog dhe në Klinë, duke u zotuat se do të vazhdojnë edhe në komunat e tjera.
“Rrugëtimi ynë sapo ka nisur, e puna jonë do të rritet edhe më shumë. Do të vazhdojmë në secilën degë e në secilin qytet tonin, me të njëjtën mirënjohje për njerëzit e vërtetë që japin aq shumë, pa kërkuar asgjë në këmbim. Si shenjë mirënjohje, si shenjë dedikimi për vazhdim”, ka shkruar Abdixhiku.
