Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Viti i ri shkollor, Jasharaj: Të mos përsëritet kaosi me tekstet shkollore

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 14:47
Viti i ri shkollor, Jasharaj: Të mos përsëritet kaosi me tekstet shkollore

Pasi më 1 shtator fillon viti i ri shkollor, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka uruar mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit.

Jasharaj përmes një njoftimi për media thotë se shpreson që të gjithë nxënësit të furnizohen me mjete shkollore e mos të ketë përsëritje të situatës si të dy viteve të kaluara.

“E hëna e 1 shatorit do të shënojë fillimin e një beteje të re për dije. SBASHK-u ju drejtohet punëtorëve arsimor, prindërve dhe nxënësve me urimin që ky vit shkollor të fillojë mbarë dhe të stoliset vazhdimisht me arritje e suksese të shumta. Urojmë që të ndodh sa më shpejt furnizimi i nxënësve me tekste shkollore e të mos na përsëritet situata e dy viteve të kaluara shkollore kur me fajin e ministres Nagavci dhe MASHTI-t shkonte shatori pa u kompletuar të gjithë nxënësit me tekste dhe mjete mësimore”, ka thënë Jasharaj.

Po ashtu ai tha se: “Urojmë që sa më shpejt të ketë një Qeveri të Kosovës me njerëz që e ndjejnë si nder dhe obligim të jenë anëtarë të kabinetit qeveritar e jo të ndjehen, si kjo Qeveria Kurti, se janë bërë shumë të mëdhenj dhe t’i shohin si armiq gjithë ata që guxojnë t’i kritikojnë kur punojnë keq apo nuk punojnë fare”.

Tutje Jasharaj iu drejtua mësimdhënësve duke i lutur që të vazhdojnë misionin e tyre të shenjtë për edukimin dhe arsimimin e brezave.

“Mësimdhënës të nderuar duke ju uruar fillim të mbarë të vitit të ri shkollor ju falënderojmë për gjithë angazhimet në vitet e shkuara dhe ju lusim që të vazhdoni me misionin tuaj të shenjtë për edukimin dhe arsimimin e brezave. Prindër të nderuar edhe juve ua urojmë fillimin e vitit të ri shkollor duke ju lutur që të jeni pranë mësimdhënësve e t’i ndihmoni në realizimin e qëllimit të përbashkët për arritje e suksese sa më të larta. Ju lusim që mos të ngriteni kundër mësuesit, për t’i hyrë në hatër pushtetit, as atëherë kur punëtorët e arsimit janë në protestë apo në grevë. Të jeni të bindur ata nuk i duan këto veprime sindikale, por i bëjnë pas pritjes së gjatë që qeveritarët të bisedojnë me SBASHK-un dhe të ofrojnë zgjidhje për kërkesat legjitime. Prindër të nderuar fëmijët tuaj nuk kalojnë as edhe një minutë me qeveritarët po kalojnë një pjesë të madhe të ditës me mësimdhënësit”.

Jasharaj uroi edhe nxënësit: Nxënës të nderuar duke ua uruar edhe juve fillimin e vitit të ri shkollor ju ftojmë të angazhoheni sinqerisht për të fituar njohuri të reja dhe të dëgjoni këshillat e mësuesit dhe prindit. Janë këta që ua duan sinqerisht të mirën dhe luten që ju të arrini sa më shumë në jetë”.

Më shumë nga Lajme

  • 12:22Publikohen pamje: Momenti kur sulmohet me vezë Albin Kurti nga deputetja Time Kadrijaj
  • 12:21Tensione në Kuvend, Time Kadrijaj sulmon me vezë Albin Kurtin
  • 12:05Përveç VV-së, në Kuvend vijnë edhe deputetët e partive tjera
  • 11:49Ermal Sadiku për Kurtin: E ka pru teatrin në Kuvend, po bën hajgare me gjithë shtetin
  • 11:49Cakolli: Situata është më se e qartë, seanca e thirrur e shkel aktgjykimin e Kushtetueses të vitit 2025