Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Video e keqtrajtimit të vajzës në Gjilan nga bashkëmoshataret, me rastin po merren policia dhe prokuroria

GD
Gazeta Demos9 gusht 2025 në 23:07
Video e keqtrajtimit të vajzës në Gjilan nga bashkëmoshataret, me rastin po merren policia dhe prokuroria

Një vajzë e mitur është rrahut në mënyrë brutale nga disa bashkëmoshatare në Gjilan.

Në pamjet e siguruara nga Telegrafi por që nuk do t’i publikojmë të plota për shkak se vajzat janë të mitura, shihet se një vajzë është e shtrirë në tokë teksa mbi të janë disa vajza të tjera që e godasin me shuplakë dhe ia vendosin këmbën në kokë.

Në lidhje me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se po merren policia dhe prokuroria.

“Mund ta konfirmoj si rast. Në lidhje me rastin po merren policia dhe prokuroria por nuk mund të japë më shumë detaje”, tha Hashani.

Ndryshe edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pasi në media ka qarkulluar video në fjalë.

Hyseni ka deklaruar se është i tronditur thellë nga ajo video.

Sipas tij pamjet e dhunës ndaj një të miture janë të papranueshme dhe shqetësuese në çdo formë.

“Si kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh keqardhjen dhe solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj dhe dënoj çdo akt dhune që bie ndesh me vlerat tona njerëzore e shoqërore”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit u bënë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të garantohet siguria e çdo fëmije në qytetin tonë.

Edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, thotë se me tronditje dhe shqetësim të thellë, ka parë lajmin në media, ku disa vajza të mitura dhunojnë dhe keqtrajtojnë një bashkëmoshatare të tyre.

KOMF thekson se ky akt i papranueshëm dhune është një alarm serioz për gjithë shoqërinë, familjen si institucion, institucionet e rendit, arsimit dhe sistemin e mbrojtjes së fëmijëve.

“KOMF konsideron se dhuna ndaj të miturës nuk është thjesht një incident, por një dështim i shumëfishtë i gjithë sistemit, në parandalimin dhe adresimin e sjelljeve të rrezikshme që cenojnë dinjitetin dhe integritetin e fëmijëve, por edhe jetën, sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, thuhet tutje në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 10:53Enver Hoxhaj: Kurti po përpiqet ta nënshtrojë opozitën
  • 10:50Deliu-Kodra: Afati kushtetues ka përfunduar, do t’i shqyrtojmë mundësitë për dërgimin e çështjes në Kushtetuese
  • 10:37Rugova: Fillimisht mbledhja e grupit parlamentar, pastaj vendosim për seancë
  • 10:36Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
  • 10:07Mbi tri orë pritje, përditësohen të dhënat - kjo është gjendja në pikat kufitare