Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Vushtrrisë, afër parkut të qytetit.
Sipas pamjeve të siguruara nga mediat një veturë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura.
Si pasojë, shoferi i automjetit është dërguar menjëherë me emergjencë për trajtim mjekësor.
Për momentin, gjendja shëndetësore e shoferit ende nuk dihet.


