Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Veton Berisha e thërret Zemajn për t’u sqaruar pasi u aludua se përdori terminologji fyese për komunitetet gjatë incidentit

GD
Gazeta Demos25 tetor 2025 në 17:03
Veton Berisha e thërret Zemajn për t’u sqaruar pasi u aludua se përdori terminologji fyese për komunitetet gjatë incidentit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka shkuar se pas aludimeve se deputeti Armend Zemaj gjatë incidentit të djeshëm me një qytetar ka përdorur terminologji fyese për komunitetet, ka kërkuar sqarim nga ai.

Berisha ka thënë se e ka kontaktuar deputetin Zemaj dhe është sqaruar se një gjë e tillë s’është e vërtetë. Gjithashtu deputeti Berisha thotë se një gjë e tillë vërtetohet edhe në video.

“Deputeti më ka vënë në dispozicion videon origjinale, pa prerje, dhe nga ajo video vërtetohet se është përdorur fjala “majmun m…””, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

E vërteta e fjalëve të përdorura nga deputeti Armend Zemaj gjatë incidentit me qytetarin

Pas reagimeve të shumta dhe të arsyeshme për dyshimet se gjoja është përdorur fjala “magjup m…”, e kontaktova personalisht z. Armend Zemaj dhe i paraqita shqetësimin tim lidhur me këtë çështje.

Z. Zemaj më siguroi se fjala “magjup” nuk është përdorur nga ai dhe, sipas tij, prerja e videos që është publikuar nga disa media ka qenë e qëllimshme, me synim rëndimin e situatës.

Deputeti më ka vënë në dispozicion videon origjinale, pa prerje, dhe nga ajo video vërtetohet se është përdorur fjala “majmun m…”.

Si Partia Liberale Egjiptiane – PLE , ne nuk pajtohemi me asnjë formë të provokimit, fyerjes apo dhunës. Megjithatë, kemi edhe obligim moral e politik të jemi korrektë ndaj secilit, përfshirë edhe deputetin Armend Zemaj. Për këtë arsye, i kërkojmë ndjesë publike për reagimet tona të ngutshme.

P.S. Është e qartë se oponentët tanë politikë janë përpjekur edhe në këtë rast të na sulmojnë, madje duke përdorur ofendime të rënda. Por ne kemi mjaftueshëm pjekuri politike që të mos veprojmë me ngut, por me maturi dhe përgjegjësi.

Me respekt,

Veton Berisha

Kryetar i PLE-së

Më shumë nga Lajme

  • 19:43VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
  • 19:38Pacolli: Ereniku do të jetë lumi i parë në Kosovë që rehabilitohet me zgjidhje natyrore
  • 19:18Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit
  • 19:12Molliqaj paralajmëron protesta: Nuk ka rrugë tjetër përballë agjendës së Kurtit
  • 19:10Situata politike në vend, ja se çka deklarojnë nga zyra e BE-së