Pas një incidenti të ndodhur me ish-deputeten Aida Dërguti sot para nisjes së protestës në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, raportohet se janë suspenduar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Sipas këtyre raportimeve të njëjtit janë suspenduar për 48 orë dhe se po shqyrtohet mënyra e veprimit të tyre gjatë incidentit.
