Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Veterani që pastron fshatin prej 10 vitesh, gjobitet nga policia – kjo është arsyeja

GD
Gazeta Demos25 prill 2026 në 23:53
Veterani që pastron fshatin prej 10 vitesh, gjobitet nga policia – kjo është arsyeja

Një qytetar nga fshati Volljakë në Klinë, i cili prej më shumë se një dekade pastron vullnetarisht ambientin e fshatit, është gjobitur nga Policia e Kosovës pasi kishte vendosur mbeturina në rrugë si shenjë proteste ndaj mungesës së reagimit institucional.

Milazim Berisha thotë se prej 10 vitesh çdo ditë kujdeset për pastërtinë e fshatit, duke mbledhur mbeturinat përgjatë rrugëve dhe hapësirave publike.

“Kur çohem në mëngjes, nga një thes e mbush deri në fund të Volljakut. Prej lapidarit aty e deri këtu i ka gati 2 kilometra e gjysmë. Këtë që 10 vite unë e bëj këtu… Unë jam një veteran i luftës. Unë jetoj me 204 euro. Po faleminderit katunit, mua fshati është duke më dhënë kurajo për me i bë këto punë. Se mos me qenë fshati, unë me këto 204 euro s’mundem me bë absolutisht asgjë”, thotë Berisha.

Ai thotë se së fundmi kishte grumbulluar dhjetëra thasë me mbeturina, por mungesa e reagimit institucional e ka shtyrë të ndërmarrë një veprim simbolik proteste.

“Një natë përpara i pata mbledhë 45 thasë. Kur jam çu në mëngjes, krejt i kam pa nëpër asfalt. Të nesërmen shkova prapë, e bëra grumbullimin, edhe ata edhe të tjerët… thirr, kurrkush s’vjen. Më kanë ardhë policia”, shton Berisha.

Berisha thotë se nuk kishte për qëllim bllokimin e rrugës, por tërheqjen e vëmendjes së institucioneve.

“Po nuk i fajësoj as policinë, se fajtor jam edhe vetë. Por së pari i kam pas anash thasët. Kur e pashë që s’po do me reagu kurrkush… ato i kam bë si shenjë proteste”, thotë ai

Sipas Policisë së Kosovës, më 7 prill rreth orës 16:00 është raportuar rasti në hyrje të fshatit Volljakë. Policia thotë se rruga nuk ishte e bllokuar, por se qytetari kishte vendosur rreth 60 qese me mbeturina në vijë gjatësore në mes të rrugës, për çka i është shqiptuar gjobë mandatore në bazë të ligjit në fuqi.

Ndërkohë, kompania rajonale e mbeturinave “Ambienti” thotë se nuk ka qenë e informuar paraprakisht për rastin, por e ka vlerësuar iniciativën e qytetarit.

“Ajo ka qenë një iniciativë vullnetare e një qytetari, që unë e falënderoj… çdo iniciativë qytetare, ne e dërgojmë ekipin dhe bëjmë transportimin e mbeturinave… në rastin në fjalë, nuk kemi pasur asnjë informatë”, thotë Idriz Beqiri, KRM “Ambienti”.

Ai shton se ndërhyrja është bërë vetëm pas njoftimit nga policia.

“Në rastin në fjalë, nuk kemi pasur asnjë informatë, asnjë njoftim, pos kur na ka njoftuar stacioni i policisë në Klinë. Me marrjen e njoftimit, menjëherë kam angazhuar ekipet dhe ato kanë shkuar dhe i kanë tërhequr mbeturinat”, thotë Beqiri.

Berisha, ndërkohë, thotë se nuk kërkon shpërblim për punën e tij, por më shumë vlerësim institucional.

“Unë kam pritë prej komunës nji lëvdatë, nji falënderim. Pse e marrë nië tiketë?! Prapë faleminderit”, thotë Berisha.

Rasti ka hapur debat në opinion publik për trajtimin e iniciativave qytetare dhe reagimin institucional ndaj ndotjes së ambientit. /rtk

pastrimPoliciaVeteran

Të ngjashme

Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

13:27
“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë

“U godit nga një shpejtësi e madhe”, detaje nga vdekja tragjike e 50-vjeçares në Pejë

12:57
Aksident trafiku në Hereq , policia në vendin e ngjarjes

Aksident trafiku në Hereq , policia në vendin e ngjarjes

12:39
Theu xhamin e veturës dhe vodhi një telefon, prishtinasi arrestohet pas më shumë se dy javësh

Theu xhamin e veturës dhe vodhi një telefon, prishtinasi arrestohet pas më shumë se dy javësh

11:46

Më shumë nga Lajme

  • 15:43Prokuroria Speciale për gërmimet në Zubin Potok: Hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë
  • 15:14Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës: Një kontribut për paqen dhe sigurinë në Ballkan
  • 15:12Gruda: Takimet e Kurtit janë farsë, nëse nuk e merr presidentin ai planifikon ta çojë vendin në zgjedhje
  • 14:54Zbulimi i varrezave masive, Bajrami i shkruan Sorensenit: Të ofrohet mbrojte për personat që japin informacione
  • 14:18PDK: Komunat e udhëhequra nga ne në vitin 2025, lidere të transparencës buxhetore