Një vrasje e rëndë tronditi sot Suharekën dhe jo vetëm. Një person me të kaluar kriminale dyshohet se provoi nga jeta një tjetër qytetarë në një parking të qytetit.
Teksa tashmë është bërë i ditur identiteti i të dyshuarit, i cili ka rënë në prangat e Policisë, ka ardhur edhe reagimi i fshatit Samadraxhë, nga i cili vjen i lartëcekuri.
Në emër të fshatit, është shprehur tronditja që kanë banorët për rastin, teksa të njëjtit i kanë shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
