Vetëm një ditë ka kaluar që kur shteti i Bahameve vendosi të njohë pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 121-të me radhë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë deklaratën e kryeministrit të Komonuelthit të Bahameve, Philip Davis, pas vendimit të këtij shteti.
Në deklaratën e tij, kryeministri Davis ka vlerësuar praninë e Presidentes Osmani në Bahamas, duke theksuar domethënien e veçantë të kësaj vizite për vendin e tij.
