Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë, Prokuroria jep detaje

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 09:02
Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ndaluar personin e dyshuar për plagosjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Pejë, ku një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. I dyshuari është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari me inicialet B.K. është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës për rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori i Shtetit, njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e forenzikës, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë mbledhur prova materiale.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sipas raportimeve, i dyshuari B.K. është vetëdorëzuar në Polici pas disa orësh në arrati. Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Suad Kelmendit (46 vjeç), i cili mbeti i plagosur me pesë plumba.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:36 në rrugën “Mbreti Piro” në Pejë. Pas të shtënave, i dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet Volkswagen Tiguan me ngjyrë hiri.

Viktima ka marrë plagë në gjoks dhe në këmbën e majtë. Fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Gjatë hetimeve, Policia ka kryer bastisje në lokacione të ndryshme dhe ka sekuestruar armë dhe municion, përfshirë 73 fishekë të kalibrit 7.65 mm, një karikator me 30 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe dy karikatorë me 11 fishekë të këtij kalibri.

Pas vetëdorëzimit të të dyshuarit, janë sekuestruar edhe një pistoletë Glock me karikator dhe 5 fishekë të kalibrit 9×19 mm, si dhe një pistoletë Beretta e kalibrit 7.65 mm me karikator dhe 10 fishekë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit