Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë: Humb jetën 27-vjeçarja, shoferi përfundon në tretman mjekësor

GD
Gazeta Demos13 shkurt 2026 në 21:16
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë: Humb jetën 27-vjeçarja, shoferi përfundon në tretman mjekësor

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë, ku si pasojë e vetaksidentit ka humbur jetën një e re .

Ngjarja është raportuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:50, ndërsa menjëherë pas pranimit të informatës janë angazhuar ekipet patrulluese si dhe njësia për hetimin e aksidenteve.

Sipas të dhënave fillestare, në aksident është përfshirë një veturë e tipit BMW me tabela të Republikës së Shqipërisë, në të cilën ndodheshin dy persona.

Drejtues i automjetit ishte B.L., rreth 35-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht është duke u trajtuar në QKMF Bresje.

Ndërsa pasagjerja, Arbiana Shtylla, rreth 27-vjeçare, është transportuar me urgjencë nga ekipet emergjente, por fatkeqësisht është konstatuar vdekja e saj në QKUK.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i mbikëqyrur veprimet hetimore. Po ashtu në lokacion kanë dalë edhe njësitë e zjarrfikësve, si dhe kompania për mirëmbajtjen e rrugëve.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa drejtuesi i veturës, pas përfundimit të tretmanit mjekësor, do të intervistohet nga hetuesit e NJKA-së.

Rrethanat e këtij vetaksidenti fatal janë duke u hetuar, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se informata shtesë do të bëhen publike pas kompletimit të raportit zyrtar.

Më shumë nga Lajme

  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë
  • 22:38Limaj kërkon nga Qeveria hapa konkretë: Të bëhen ndryshimet në Ligjin për Specialen