Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vërshimet në Rahovec: Dy familje mbesin të ngujuara për 7 orë në Çifllak

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 20:22
Vërshimet në Rahovec: Dy familje mbesin të ngujuara për 7 orë në Çifllak

Ishte ora 3 e mëngjesit të 6 janarit, kur një zhurmë e zgjoi nga gjumi. Dhjetë minuta më vonë, i gjithë kati i parë i shtëpisë iu vërshua nga uji.

Xhelal Sahitaj nga Çifllaku i Rahovecit, i cili erdhi në pushim nga Gjermania, mbeti 5 orë i ngujuar në katin e dytë të shtëpisë së tij, pasi kati përdhesë iu përmbyt nga uji

Për pesë orë, ai thotë se qëndroi i ngujuar me shpresën se uji nuk do e vërshojë edhe katin e dytë të shtëpisë.

Menjëherë ai kishte njoftuar edhe familjen e vëllait të tij. Kunata, nipi e mbesa e tij ishin në gjumë kur kati i parë i shtëpisë së tyre u përfshi nga uji.

Nga shtëpia ata arritën të dalin tek në orën 10 me ndihmën e zjarrfikësve dhe Policisë të cilët i erdhën në ndihmë në orën 8 të mëngjesit.

Nga paniku dhe tentimi për të shpëtuar gjërat me vlerë në shtëpi, nëna e tij u rrëzua dhe për shkak të lëndimeve që pësoi në kokë e krah, u dërgua për trajtim mjekësor në Gjakovë.

Kjo nuk ishte hera e parë që për shkak të reshjeve, 28-vjeçarit iu vërshua shtëpia nga uji. Me një situatë të tillë, ai pohon se është përballur edhe në vitin 2021.

Sivjet pret që kompensimi të jetë më i madh dhe që shtrati i lumit të rregullohet në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet më.

vershimet

Më shumë nga Lajme

  • 08:03OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës
  • 08:02Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, takimi i parë i Kryesisë së legjislaturës së 11-të
  • 08:01KEDS njofton, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:33Vranësira e reshje shiu, ky është parashikimi i motit
  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!