Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vërshimet në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme del me raport

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 14:10
Vërshimet në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme del me raport

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe njësive operative në terren, situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.

Sipas MPB-së, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja.

MPB bën të dituru se në Prishtinë dhe rrethinë, vërshimet janë lokalizuar në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore, kurse situata mbetet e menaxhueshme.

“Prizren: Gjatë natës janë raportuar shumë pak intervenime, kryesisht të natyrës teknike; Mitrovicë: Situatë kryesisht e qetë; në Mitrovicën e Jugut janë evakuuar disa familje përkohësisht si masë sigurie; Pejë: Dy intervenime të raportuara në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje; në komunat tjera gjendja stabile; Gjakovë & Gjilan: Situatë e qetë dhe nën kontroll; rënie e nivelit të ujit në lumenj”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në gjithë vendin janë të mobilizuar për ndihmë qytetarëve.

“Sistemi i Komunikimit Emergjent 112 me Qendren Operative të Agjencise është në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm të situatës 24/7”, njofton MPB.

Ndërkaq, theksohet se reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona.

“Disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në situatë”, njofton MPB.

Sipas Ministrisë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent përveç reagimit me forca operative në mbarë vendin, ka mbështetur KEK-un dhe KOSTT-in me pompa thithëse me kapacitet të lartë për largimin e ujit nga objektet e prekura, të cilat janë ende në funksion sipas nevojës

“Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë për reagim dhe koordinim, ndërsa situata vazhdon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme 24/7 nga sistemi i komunikimit emergjent 112”, thuhet në njoftim.

vërshimet

Më shumë nga Lajme

  • 11:58Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë
  • 11:57Një javë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tahiri kritikon Kuvendin: Ende nuk ka një rezolutë që thërret për drejtësi
  • 11:41Abdixhiku pas takimit me ambasadorin britanik: LDK garanton përkushtimin ndaj Republikës dhe institucioneve
  • 11:27Altini rikthen mesazhin e babait: Nëse dashuria për lirinë gjykohet, atëherë vetë historia do të dënohet
  • 11:19E takoi një javë para se të jepej vendimi, ish-zyrtari amerikan për Thaçin: E priste, s'ndihej i tradhtuar nga ShBA-të