Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 09:27
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje të gjitha partive politike në Kuvend që të bashkohen dhe ta votojnë atë.

Në një letër të përbashkët drejtuar liderëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ata shprehin “mbështetjen kolektive” për zgjedhjen e Sejdiut si kreu i ardhshëm i shtetit, duke vlerësuar përvojën e tij diplomatike, integritetin dhe kontributin institucional.

“Ne kemi ndjekur nga afër procesin e nominimit për president në Kosovë dhe me respekt i bëjmë thirrje Kuvendit që ta zgjedhë Dr. Bekim Sejdiun. Si ish-diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ai ka përvojën dhe integritetin e nevojshëm për ta bashkuar vendin dhe për të forcuar marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në letër.

Nënshkruesit theksojnë se kanë pasur rastin të punojnë ngushtë me Sejdiun gjatë kohës kur ai shërbeu si Konsull i Përgjithshëm në New York, duke e cilësuar atë si një figurë me rol të rëndësishëm në lidhjen e diasporës shqiptare në SHBA me Kosovën.

Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe janë organizuar së bashku dhjetëra aktivitete kulturore, janë hapur shkolla në gjuhën shqipe dhe është lobuar për interesat e Kosovës në qarqet më të larta politike në New York dhe Washington, D.C. Në letrën e tyre, shqiptaro-amerikanët vlerësojnë se Kosova ndodhet në një moment kritik dhe ka nevojë për një president që gëzon respekt të thellë institucional dhe ka një histori të dëshmuar të shërbimit publik.

“Formimi i tij i dalluar juridik dhe karriera diplomatike e bëjnë jashtëzakonisht të kualifikuar për ta përfaqësuar shtetin me dinjitet në skenën globale”, theksohet më tej.

Në fund, ata u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend që të tejkalojnë dallimet partiake dhe të mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut, me qëllim që Kosova të ketë një të ardhme të qëndrueshme dhe prosperuese.

Letra është nënshkruar nga 27 veprimtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, mes tyre Elio Ahmetaj, Harry Bajraktari, Vehbi Bajrami, Ekrem Bardha, Adrian Grajcevci, Ramazan Hajdini, Joe Haliti, Gani Shehu, Bruno Selimaj, Jim Xhema dhe emra të tjerë të njohur të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. EO/

sejdiutpresidentafër

Të ngjashme

Ramiz Lladrovci: Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten

Ramiz Lladrovci: Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten

22:28
Marrëveshja për presidentin: Kush i tha po e kush jo Bekim Sejdiut?

Marrëveshja për presidentin: Kush i tha po e kush jo Bekim Sejdiut?

21:15
Ermal Sadiku tregom se a ka votë për Bekim Sejdiun President

Ermal Sadiku tregon se a ka votë për Bekim Sejdiun President

17:16
Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, Musliu: Nuk është diçka e panjohur

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, Musliu: Nuk është diçka e panjohur

16:43

Më shumë nga Lajme

  • 10:10Prindërit e argjentinases në lidhje direkte, Endrit Nika: Jam i pafajshëm
  • 10:09Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV
  • 10:08Familja e Tupac pas vendimit: Pritëm 30 vjet
  • 10:08"Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?", KOMF me aksion në Prishtinë
  • 09:43Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje