Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Veprimet janë bërë konform ligjit”, deklarohet gjykata për rastin e keqpërdorimit të milionave në BKS

GD
Gazeta Demos10 janar 2026 në 14:38
“Veprimet janë bërë konform ligjit”, deklarohet gjykata për rastin e keqpërdorimit të milionave në BKS

Gjykata Themelore në Prizren ka dalë me një reagim pas pretendimeve të avokatëve mbrojtës se të arrestuarit nën dyshimin për zhvatjen e mbi 1 milion eurove të Byrosë Kosovare të Sigurimeve po mbahen jashtëligjshëm në paraburgim .

Kjo gjykatë thotë në sqarim se në përfundim të seancës ndaj 39 të arrestuarve në këtë rast ka konstatuar në procesverbal se të pandehurit do të kthehen në qendrat e tyre të ndalimit në pritje të një vendimi.

“Gjykata Themelore në Prizren ju njofton, se me rastin e përfundimit të seancës dëgjimore për caktimin e masë së sigurisë ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve, Gjyqtari i procedurës paraprake, në përfundim të seancës (ora 22.10), ka konstatuar në procesverbal se të pandehurit do të kthehen në qendrat e tyre të ndalimit në mënyrë që Gjykata di ti njofton lidhur me aktvendimit për propozimin/kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren”.

“Ky vendim i Gjyqtarit të procedurës paraprake është marrë konform neni 162 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 8 ku thuhet se “ Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri duhet të mbahet në paraburgim ( në rastin konkret brenda 48 orësh është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore Prizren ), dhe në vazhdim të paragrafit thuhet se “Në pritje të vendimit të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet nën ndalim”, çka edhe Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar në procesverbal në rastin konkret”, thonë nga kjo gjykatë.

gjykata

Të ngjashme

Gjykata jep detaje për paraburgosjen e Skender Llugiqit që kërcënoi Haradinajn

Gjykata jep detaje për paraburgosjen e Skender Llugiqit që kërcënoi Haradinajn

10:22

Më shumë nga Lajme

  • 14:06PDK-ja i propozon dy emra për anëtarë të KQZ-së
  • 13:42Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
  • 13:39Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
  • 13:30“Linja e Jetës” proteston kundër raportimit të vetvrasjeve: Po cenohet privatësia e viktimave
  • 13:27LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim