Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

GD
Gazeta Demos1 korrik 2025 në 17:21
Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të dy komunave të Mitrovicës dhe ministra të kabinetit qeveritar, kanë vendosur të martën gurthemelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, në kuadër të një projekti të përbashkët ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ndërtimi i këtyre urave po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut.

Gurthemeli i urës për kalim të veturave është vendosur më afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së veriut, ndërsa ura për kalimin e këmbësorëve është vendosur përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 20:26Tërheqja e Bekim Sejdiut nga gara për president, vjen reagimi nga Vetëvendosje
  • 20:26Deputeti i PDK-së propozon një platformë politike për zhbllokimin institucional të vendit
  • 20:22Kosova po pret, Klina pret Çlirimtarët
  • 20:11Vëllai i Rexhep Selimit zbulon bisedat me 10'shin në Hagë
  • 20:01Gashi: Prej sot paradite, fjalën e ka Gjykata Kushtetuese