Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia foli me zë të qartë dhe të prerë

GD
Gazeta Demos21 prill 2026 në 17:59
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia foli me zë të qartë dhe të prerë

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit që Naim Murseli,Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla të shpallen fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se sot drejtësia foli me zë të qartë dhe të prerë.

“Sot drejtësia foli me zë të qartë dhe të prerë. Fatkeqësisht, asnjë aktgjykim nuk e kthen kohën prapa dhe nuk e kthen Liridonën në jetë. Mirëpo sot u riafirmua një parim themelor: çdo cenim i jetës së grave kërkon përgjigjen më të fortë të drejtësisë. Ky vendim është një mesazh i qartë se dhuna ndaj grave nuk mund të relativizohet as të tolerohet”, tha ajo.

Osmani shkroi se kjo është shtytja e domosdoshme që jetët e grave të mbrohen dhe çdo rast dhune të merret seriozisht.

“Por ky nuk është fundi. Është shtytja e domosdoshme që jetët e grave të mbrohen dhe çdo rast dhune të merret seriozisht e të trajtohet në kohë. Në një ditë si kjo, mendjet tona janë me familjen e Liridonës, si dhe me familjet e të gjitha grave dhe vajzave që nuk janë më në mesin tonë për shkak të femicidit”.

“Për Liridonën. Për çdo grua që nuk arriti të mbijetojë. Dhe për çdo vajzë që meriton të rritet e lirë dhe pa frikë, drejtësia do të jetë përgjigja përherë, ndërsa parandalimi, mbështetja dhe fuqizimi do të jenë angazhimi ynë i përditshëm”, shkroi Osmani

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 10:02Hoti – Osmanit: Kur të mbaron turizmi politik – mbetesh në rrugë i frustruar e nervozuar deri në ofertën e radhës
  • 09:39Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
  • 09:29Ndihmëssekretari amerikan takon përfaqësuesit e Listës Studentore, u përcjell edhe një porosi për Dialogun Strategjik
  • 09:28Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, aleate e posaçme e Kosovës
  • 09:28Shoqërohet në Polici një person në Ferizaj, dyshohet se bashkëjetoi me të miturën