Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vendimi në Hagë, EULEX-i paralajmëron gatishmëri për 16 shtatorin

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 19:31
Vendimi në Hagë, EULEX-i paralajmëron gatishmëri për 16 shtatorin

EULEX-i ka deklaruar se po i rishikon vazhdimisht masat operative të sigurisë në Kosovë, në prag të 16 shtatorit, ditës kur pritet të shpallet vendimi në rastin që përfshin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, EULEX-i ka bërë të ditur se menaxhimi i sigurisë është pjesë e përgjegjësive të rregullta të misionit dhe se masat operative përshtaten vazhdimisht në varësi të situatës së sigurisë.

Sa i përket mundësisë së një angazhimi të shtuar më 16 shtator, EULEX-i ka theksuar se, në kuadër të mekanizmit tre-nivelësh të reagimit ndaj sigurisë në Kosovë, bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in e udhëhequr nga NATO.

Sipas misionit evropian, në rast se kërkohet dhe nëse është e nevojshme, Njësia e Formuar e Policisë së EULEX-it është e gatshme të veprojë si reagim i dytë ndaj sigurisë.

“Si pjesë e mekanizmit tre-nivelësh të reagimit ndaj sigurisë në Kosovë, EULEX-i koordinohet ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në rolet e tyre përkatëse të reagimit ndaj sigurisë. Nëse kërkohet dhe nëse është e nevojshme, Njësia e Formuar e Policisë së EULEX-it është e gatshme të veprojë si reagim i dytë ndaj sigurisë për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e rendit dhe sigurisë publike”, ka thënë EULEX-i

Ndërkohë, para 16 shtatorit, EULEX-i ka bërë thirrje për qetësi, duke nënvizuar se siguria dhe mbrojtja e të gjitha komuniteteve në Kosovë mbeten prioritet.

“Mesazhi që dëshirojmë t'u përcjellim të gjitha komuniteteve në Kosovë është se siguria dhe mbrojtja e tyre janë përparësitë tona të para”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

eulex-isigurisëndaj

Të ngjashme

Reali fiton ndaj AEK-ut

Reali fiton ndaj AEK-ut

20:43
VEDAT MURIQI! Fenerbahce në epërsi ndaj Liverpoolit

VEDAT MURIQI! Fenerbahce në epërsi ndaj Liverpoolit

20:24
McKennie jashtë ndaj AZ Alkmaar, Juventusit i mungon amerikani për shkak të lodhjes muskulore

McKennie jashtë ndaj AZ Alkmaar, Juventusit i mungon amerikani për shkak të lodhjes muskulore

18:52
“Kemali” qendër e një skandali, skenat e rënda ndaj një gruaje shkaktojnë revoltë

“Kemali” qendër e një skandali, skenat e rënda ndaj një gruaje shkaktojnë revoltë

18:24

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kim Mehmeti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Në Maqedoni s’ndodhin raste të tilla sepse njerëzit besojnë në Zot
  • 23:45Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
  • 23:34Disa të arrestuar në operacionin kundër lojërave të fatit, Policia e Prizrenit jep detajet
  • 23:09Vigan Berisha takohet me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i dhuron punim artistik nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale
  • 23:05Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në BE