Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Vendime hipokrite”, Kurti as në New York nuk i ndalë kritikat ndaj Kushtetueses

GD
Gazeta Demos28 shtator 2025 në 09:00
“Vendime hipokrite”, Kurti as në New York nuk i ndalë kritikat ndaj Kushtetueses

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Institutin Zolberg me temë “Mbështetja e qytetarëve të thjeshtë në një krizë ekonomike globale: Çfarë mund të mësojë bota nga Kosova”.

Kurti as nga Nju Jorku nuk i ndali kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese për vendime që sipas tij kanë penguar mundësinë e qeverisë për të mbrojtur qytetarët më të cenueshëm ekonomikisht.

Ai tha se ligji për kufizimin e fitimeve të produkteve bazike – si buka, mielli, vaji dhe produktet e higjienës – u bllokuan nga Gjykata Kushtetuese nën pretekstin e shkeljes së parimeve të tregut të lirë. Sipas tij, ky vendim ka shkaktuar dëm të madh për familjet dhe qytetarët më të pambrojtur, duke penguar masat e qeverisë për të lehtësuar barrën e inflacionit dhe të rritjes së çmimeve.

Ai tha se e njëjta Gjykatë Kushtetuese, pak muaj më parë, kishte vendosur që pagat e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë publikë nuk duhej të përcaktoheshin nga tregu, por të konsideroheshin si “të drejta të fituara”, duke rrëzuar propozimin e qeverisë për reduktimin e pabarazive midis pagave më të larta dhe më të ulëta në sektorin publik.

“Gjykata, e cila insiston kaq shumë për tregun e lirë kur bëhet fjalë për familjet e varfra, nuk e ndjen të njëjtën gjë për pagat e tyre të larta,” u shpreh Kurti.

Tutje, Kryeministri se ai nuk ka hezituar të kritikojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur i ka konsideruar “të padrejta apo hipokrite, duke e parë këtë si detyrë jo vetëm si zyrtar publik, por edhe si aktivist politik i rritur në traditën e kritikës demokratike të hapur”.

Ai e cilësoi vendimin që ndalonte kufizimin e fitimeve të produkteve bazike si më të “dhimbshmin për të” në katër vitet e fundit, duke theksuar se ka shkaktuar shumë dëm për qytetarët më të cenueshëm ekonomikisht.

Në të njëjtën kohë, Kurti tregoi se qeveria ka zbatuar një sërë masash të tjera për të mbështetur qytetarët, përfshirë subvencione për energjinë elektrike, rritjen e pagës minimale, skema universale për fëmijët, bursat për studentët e grave në STEM, dhe mbështetje për prodhuesit vendas dhe bizneset e vogla.

Ai theksoi se të gjitha këto masa janë zbatuar pa rritur borxhin publik dhe pa ndryshuar normat tatimore.

Në përfundim, Kurti nënvizoi se sfidat me sistemin e drejtësisë janë ende të pranishme dhe se reforma e Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të tjera gjyqësore mbetet prioritet i qartë i kësaj qeverie.

“Shpresoj që arritjet e përmendura të shërbejnë si mësim i dobishëm për vendet e tjera. Por duhet të jemi të qartë: lufta kundër pabarazisë nuk ka mbaruar. Inflacioni dhe sfidat ekonomike nuk kanë përfunduar, dhe historia e Kosovës në këtë drejtim është ende duke u shkruar. Qeveria planifikon të vazhdojë me zgjerimin e mbështetjes për qytetarët gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar”, tha Kurti.

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut