Vezir Haziraj, personi i dyshuar për plagosjen në Banjë
Vezir Haziraj, personi i dyshuar për plagosjen e një personi mbrëmjen e së premtes në Banjë, është lajmëruar nga arratia përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Haziraj, i cili dyshohet se pas rastit është larguar nga vendi i ngjarjes, në videon e tij e ka lidhur rastin me Gani Gecin dhe ka thënë se veprimin e ka kryer në vetëmbrojtje, pasi ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij.
“Pse me u dorëzu unë, kur Gani Gecit ia kanë bërë vetëmbrojtje aty, 2 vjet e gjysmë burg i ka mbajt për vrasje, a unë plagosje, vetëmbrojtje në shtëpi teme, mu 5 vjet mi jepni burg. Për qata unë, kur nuk ka drejtësi, e kam trunin tem, vazhdoj në atë temën dhe nuk më ndal kurgjo hiç, qekaq”, tha ai përmes një videoje.
Njëherësh, sipas Policisë së Pejës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:50 në Banjë.
Personi i plagosur është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabile.
“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tij”, kishte njoftuar Policia