Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdes veterani i UÇK-së, Hysni Ferizi

GD
Gazeta Demos4 gusht 2025 në 13:05
Vdes veterani i UÇK-së, Hysni Ferizi

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Ferizi.

Për vdekjen e Ferizit, ka shkruar i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili thotë se Hysniu një jetë të tërë i shërbeu atdheut, një jetë për kauzën e shenjtë të lirisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Njoftim për ndarje nga jeta dhe kujtim përjetë për nipin tonë, veteranin e UÇK-së, Hysni Ferizi. Sot, me dhembje të thellë dhe zemër të thyer, do t’i japim lamtumirën e fundit një njeriu të rrallë – nipit tonë të dashur, Hysni Ferizi – një jetë të tërë në shërbim të atdheut, një jetë për kauzën e shenjtë të lirisë së Kosovës”.

“Hysniu ishte më shumë se nip. Ai ishte krahu im i djathtë në çdo protestë, në çdo demonstratë për liri, në ditët më të vështira kur Kosova kishte nevojë për guximtarë. Ishte zëri i drejtësisë, fytyra e përkushtimit, dhe flamuri i idealit kombëtar. Ky rrugëtim përfundoi aty ku nisën ëndrrat tona për liri – në luftë, përkrah Fehmiut dhe Xhevës, në vijën e parë të UÇK-së, si ushtar i paepur, besnik dhe krenar. Sakrifica e tij nuk do të harrohet kurrë”.

“Por jeta e Hysniut nuk përfundoi me luftën. Ai jetoi me të njëjtin pasion, me të njëjtin ideal. I përkushtuar komunitetit, familjes dhe klubit të zemrës – Feronikelit. Një tifoz i rrallë, që nuk u nda nga tribuna as në fitore e as në humbje, as në ngritje e as në rënie. Ishte zëri, zemra dhe dashuria e pandalshme për qytetin tonë dhe për skuadrën që e deshi deri në fund. Sikur edhe vetë fati të kishte shkruar një rrëfim të thellë shpirtëror, vdekja e gjeti Hysniun në të njëjtën datë dhe në të njëjtin muaj, 8 vite më pas, kur u nda nga jeta babai im, baba Tush, daja i tij i madh. Një ndërlidhje e dhimbshme dhe e paharruar mes brezave, një amanet dhe rrëfim që jeton në zemrat tona”, ka shkruar Lladrovci.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në orën 17:00, në varrezat e fshatit të tij të lindjes.

Më shumë nga Lajme

  • 11:50Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për korrupsion
  • 11:19Dita e shpalljes së gjykimit, ambasada e SHBA’së lëshon një alarm për protesta
  • 10:54Më 16 shtator vendoset fati i katërshes së UÇK-së, këta janë gjyqtarët
  • 10:53Rritet çmimi i naftës në tregjet globale
  • 10:52Kurti i quan dy palë zgjedhje të paarsyeshme: Rezultati nuk ndryshoi