Është ndarë nga jeta luftëtari i Brigadës 131 dhe veterani i Luftës së UÇK-së, Haxhi (Zenel) Dinaj, nga fshati Hereq i Gjakovës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët.
Sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Hereq.





