Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vdes veterani i arsimit, Sadri Cahani nga Hasi

GD
Gazeta Demos9 janar 2026 në 22:35
Vdes veterani i arsimit, Sadri Cahani nga Hasi

Ka ndërruar jetë, veterani i arsimit, Sadri Azem Cahani, shkruan GazetaDemos.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur profesori, Besim Muhadri, i cili shkroi pak nga biografia e tashmë të ndjerit.

Sadri Cahani lindi më 6 qershor 1953 në fshatin Cahan (Kishaj) të Hasit, të pjesës së Shqipërisë Londineze. Që në fëmijëri, jeta e tij u shënua nga vështirësi të mëdha historike e politike, kur familja e tij u detyrua të shpërngulej drejt Kosovës. Megjithë sfidat e rënda, ai nuk u nda kurrë nga dashuria për dijen, arsimin dhe atdheun.

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Shtime, ndërsa studimet e larta në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë, duke u formuar si mësues me vlera të larta profesionale dhe njerëzore.

Karrierën në arsim e nisi në vitin 1973 dhe për dekada me radhë kontribuoi në edukimin e brezave të rinj në disa shkolla të Kosovës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme te nxënësit dhe kolegët e tij.

Për shkak të rrethanave politike dhe qëndrimit të tij dinjitoz kombëtar, u përball me përjashtim dhe padrejtësi, por asnjëherë nuk u dorëzua. Pas një periudhe të vështirë pune jashtë arsimit, ai u rikthye sërish në misionin e tij fisnik, duke dhënë kontribut të çmuar deri në daljen në pension në vitin 2018.

Më shumë nga Lajme

  • 23:53“Kryeprokuror a je gjallë?” – Besian Mustafa del me reagim pas publikimit të audio-incizimit të Halil Thaçit
  • 23:36Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në
  • 23:20Kurti takohet me kryeministrin kanadez, Mark Carney
  • 23:15Ish-presidentja Osmani me mesazh për presidenten Shiroka-Pula
  • 23:14Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%